Predhe e Luftes se Dyte Boterore ne lagjen e banuar
Durres- Nje predhe e cila mendohet te jete aktive dhe mund t'i perkase periudhes se Luftes se Dyte Boterore, eshte gjetur ne mes te lagjes se banuar te Shkozetit, ne Durres. Nga deshmitaret ne vendngjarje mesojme se predha eshte zbuluar nga banoret e zones, te cilet po punonin per pastrimin e kanalit te ujerave te zeza gjate dites se djeshme. Ajo ka nje gjatesi prej 110 centimetrash, e hedhur ne kanal, ne nje thellesi prej dy metrash. Burime policore bene te ditur se predha u gjet gjate punimeve per pastrimin e kanalit. Aktiviteti i pastrimit te kanalit u pezullua, ndersa u njoftuan trupa te Xhenios, te benin edhe caktivizimin. Specialistet e njesise anti-eksploziv qe mberriten nga Tirana, nenvizuan se ajo perbente municion te topave luftarake, 65 vjet me pare. Pas perfundimit te procedurave perkatese predha, ne masa te forta sigurie u dergua ne drejtim te repartit special te Xhenios ne Tirane, ku do te behet dhe caktivizimi dhe shkaterrimi i saj.
Ky nuk eshte rasti i pare kur nje predhe qe mendohet te jete aktive, gjendet ne zonat e banuara te rrethit te Durresit.
Ky nuk eshte rasti i pare kur nje predhe qe mendohet te jete aktive, gjendet ne zonat e banuara te rrethit te Durresit.