E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi seksin ne grup me te mituren, pranga 20-vjecarit

Gjirokaster- Policia e Gjirokastres ndaloi dje nje 20-vjecar, qe dyshohet se ne bashkepunim me shokun e tij, tashme i arrestuar, eshte autor i tentatives per perdhunimin e nje te miture gjate muajit nentor te vitit 2008. Olsian Cama eshte kapur nga blute afer baneses, nderkohe qe Gjykata e Faktit, gjashte dite me pare kishte dhene masen e sigurise "arrest me burg" ne mungese per vepren penale te "marredhenieve seksuale me dhune me te mitura, e mbetur ne tentative, e kryer ne bashkepunim". Sipas hetimeve te kryera nga policia dhe prokuroria vendore, Cama, se bashku me 18 vjecarin R. A., i cili eshte arrestuar me pare, kane tentuar te perdhunojne nje vajze 14-vjecare me inicialet M. E. Ngjarja ka ndodhur ne daten 12 nentor 2008, kur te rinjte, duke perfituar nga njohjet e meparshme, e kane ftuar vajzen per nje kafe ne njerin prej lokaleve ne rrethinat e qytetit. E mashtruar nga i njohuri i saj dhe shoku i tij, vajza ka hipur ne makine duke dale jashte qytetit. Por gjate udhetimit te rinjte kane ndaluar mjetin, duke tentuar te kryenin marredhenie seksuale me dhune. Pasi u ka shpetuar nga duart, 14-vjecarja ka bere edhe denoncimin ne komisariat.

B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›