E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Thesprotisë, takim në Sarandë



SARANDE – Prefekti i Thesprotisë viziton Sarandën për të konkretizuar fushat e bashkëpunimit mes dy zonave, si siguria, turizmi, etj. I ftuar nga nënprefekti Gjergji Mano, Vasilis Jojakas u shpreh se vitet e fundit ka një zhvillim të dukshëm të qytetit të Sarandës, periferisë së saj dhe zonave të minoritetit, sidomos me hapjen e rrugës Qafë Botë–Sarandë. Prioritare në këtë takim prefekti i Thesprotisë ka cilësuar kontributin e përbashkët për rritjen e sigurisë nga të dyja anët e kufirit, duke bërë ndalimin e trafikut të narkotikëve dhe minimizimin e kalimit klandestin të kufirit. Gjithashtu pjesë e bashkëpunimit të projektuar është edhe zgjerimi i bashkëpunimit me spitalin e Filatit, etj. Verën e kaluar, Sarandës dhe Thesprotia bënë përpjekje të përbashkëta për shuarjen e zjarreve në rajonin e jugut shqiptar. Mes përfaqësuesve të dy qyteteve u diskutua dhe impulsi që duhet t’u jepet zhvillimeve turistike. Takimi vijues do të mbahet muajin e ardhshëm, në të cilin të do të bëhet verifikimi i nisjes së bashkëpunimit dhe konkretizimi i tij në fusha të ndryshme. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›