Prefekti i Tiranës: Skadoi afati për firmën time në buxhet
Skadoi dje afati ligjor, për dorëzimin dhe firmosjen e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, për 2009-ën, nga ana e prefektit të kryeqytetit. Ruzhdi Keci, shprehet se nuk i është dorëzuar ende buxheti, për firmë, ndërkohë që afati ka kaluar. Por ai konfirmon se nuk do të tregohet strikt me afatet, pasi buxheti është në shërbim të komunitetit. "Përfundoi afati ligjor i ardhjes së vendimit nga dita që ky merret në Këshillin Bashkiak. Për hir të interesave më të mëdha të komunitetit të Tiranës, unë nuk do të jem aq strikt në afatin ligjor, por nuk besoj se do të jetë afati kohor shqetësimi dhe ky problemi", deklaroi dje prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keci. Prefekti shprehet se përderisa palët nuk po gjejnë një zgjidhje, atëherë, duhet të ketë një mbledhje tjetër, për votimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
"Nuk ka ardhur vendimi dhe nuk pres të vijë vendimi, sepse nisem gjithmonë nga deklarata e kryetarit të këshillit që ka thënë se votimi ka qenë nul. Meqenëse votimi sipas tij, ka qenë nul unë besoj se do të ketë një votim tjetër, do të ketë një mbledhje tjetër të këshillit", pohoi Keci. Tashmë, buxheti i bashkisë për këtë vit është në duart e kryetarit të këshillit bashkiak, i cili duhet ta firmosë dhe më pas t‘i kalojë përfundimisht për firmë prefektit. Por deri tani qëndrimi i Sokol Dervishaj për buxhetin është se votimi që ju bë atij para një jave është i pavlefshëm.
Përfaqësuesi i LSI-së, Dervishaj, kërkoi sërish dje se "këshilltarët duhet të reflektojnë për aq sa është e nevojshme dhe e domosdoshme dhe sa më parë të mblidhemi me një kulturë të ndryshme komunikimi". Nga ana tjetër, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, ka deklaruar dje se "Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng jo vetëm buxhetin, por dhe demokracinë vendore". Sipas tij, ata janë bërë bashkë për ta penguar me dhunë antiligjore dhe antiinstitucionale zyrtarizimin e votimit të shumicës së Këshillit Bashkiak pro buxhetit. "Kjo shfaqje e hapur e mohimit të dhunshëm të vullnetit qytetar të shprehur me votë është shembulli më i qartë i dëmeve që bën përditë politika e vjetër e Sali Berishës dhe Ilir Metës", tha Shalsi.
Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë, 21 prej të cilëve i përkasin Partisë Socialiste.