Meta: Rruga ogur i mirë për integrimin
19/02/2009 Kreu i LSI-së vizitë në rrugën Durrës–Kukës
“Kjo është një vepër shumë integruese, pasi bashkon dhe lidh Alpet me bregdetin”
Përmes një deklarate të përcjellë me një frymë tërësisht patriotike, kreu i LSI-së Ilir Meta dha vlerësimet maksimale mbi aksin kombëtar Durrës–Kukës. Kryetari i kësaj partie së bashku me drejtues të tjerë të saj vizituan dje këtë rrugë, duke u bërë kështu partia e parë opozitare që mbështet një projekt të tillë, i cilësuar si një vepër madhështore. Kreu i LSI-së ka inspektuar segmentin e shumëpërfolur Rrëshen–Kalimash dhe në deklaratën e tij të dhënë në këtë segment Meta nuk ka kursyer të shprehë vlerat e kësaj rrugë. “Është një nga ditët më të bukura të jetës sime, për arsye se së bashku dhe me shumë kolegë të tjerë jemi dëshmitarë të një vepre madhështore, të ëndërruar nga të gjithë shqiptarët dhe brezat e sotëm dhe brezi ynë është fatlum, sepse gati një dekadë shqiptarët kanë bërë realitet dy ëndrra: liria e Kosovës dhe tashmë kjo vepër gjigante, madhështore, e cila bashkon Shqipërinë me Kosovën, bashkon shqiptarët dhe i integron ata me njëri-tjetrin, por do të bashkojë shqiptarët me të gjithë popujt e Ballkanit, duke realizuar kështu një ëndërr për integrimin ndërmjet shqiptarëve dhe duke dhënë një kontribut për vetë integrimin e Ballkanit”, - theksoi Meta gjatë fjalës së tij, duke shprehur përmes kësaj fraze të gjatë të gjitha përshtypjet mbi këtë rrugë. Por njëkohësisht ai vlerësoi se kjo është një vepër e standardeve më të avancuara evropiane. Meta nuk ngurroi ta cilësonte atë si “një ogur shumë i mirë edhe për të ardhmen evropiane, edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën si dhe për vetë Ballkanin”. Gjithashtu në vlerësimet e tij mbi vlerat e kësaj rruge kreu i LSI-së evidentoi se “kjo është një vepër shumë integruese, pasi bashkon dhe lidh më shumë se asnjëherë tjetër Veriun e Shqipërisë, që ka qenë i izoluar për shkak të mungesës së kësaj rruge, me pjesën jugore të vendit, bashkon Alpet tona të mrekullueshme me bregdetin tonë të jashtëzakonshëm”. Gjithashtu Meta u ndal dhe në faktin se kjo rrugë ka sjellë jo pak akuza të Partisë Socialiste ndaj qeverisë, duke deklaruar se në këtë rrugë ka pasur shumë korrupsion. “Duhet të kuptojmë se kjo është vepër e të gjithë shqiptarëve. Në themelet e kësaj rruge nuk ka thjesht zhavorr apo elemente të tjera që janë të domosdoshme për të ndërtuar shtratin e një rruge. Në themelet e kësaj rruge janë ëndrrat e të gjithë atyre brezave e gjeneratave që kanë jetuar me shpresën për të parë Shqipërinë dhe Kosovën bashkë”, - vlerësoi Meta. Kështu që, sipas tij, nuk duhet të ngatërrohet ajo që ka të bëjë me dimensionin integrues jo vetëm ndërmjet shqiptarëve, por edhe për Ballkanin, me problemet e tjera që kanë të bëjnë me çështjet e drejtësisë. Meta gjatë fjalës së tij nënvizoi ndërkohë se “angazhohemi që, në rast se kjo rrugë nuk përfundon deri në 28 qershor, ta përfundojmë ne sapo të vijmë në pushtet”.