E Diel, 1 Nëntor 2026

Preferon Chelsean

Sergio Aguero me gjasë do të largohet gjatë verës nga Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas, që vlerësohet nga klubi spanjoll rreth 40 milionë funte, kërkohet nga disa skuadra evropiane, prej tyre Manchester City dhe Inter.

Mirëpo, El ‘Kun’ insiston se City nuk është klub që mund të fitojë tituj, kështu që ai thotë se do ta preferonte Chelsean e Carlo Ancelottit.

“Unë i shikoj futbollistët si Didier Drogba e Frank Lampard, të cilët janë më të mirët në botë në pozitat e tyre. Unë me të vërtetë mund të mësoj nga futbollistë si ata, aty nuk ka dyshim. Londra do të ishte qyteti ideal për të jetuar. Unë dhe gruaja ime do të ishim shumë të lumtur atje”, tha për tabloidin britanik The Sun, përfaqësuesi argjentinas, që nuk la pa i përmendur edhe ekipet që janë të interesuar për të.

“Carlos Tevez po luan mirë tek Manchester City, por për mua, është e rëndësishme t’i bashkohem një klubi që lufton për tituj. City nuk është i gatshëm tash. Inter është klub i madh, por në pesë vjetët e fundit, Premierliga ishte më e forta dhe preferoj të luaj atje”, tha në fund Aguero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›