E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre muaj pa këshill komune, rihapen zgjedhjet

Pogradec-Në komunën e Velcanit të rrethit të Pogradecit do të zhvillohen zgjedhjet për këshillin e komunës, sepse nuk është bërë mbledhja e këshillit që prej tre muajsh.

Ndërkohë që si rregull duke iu referuar ligjit për pushtetin vendor e decentralizimit, kur mbledhja nuk zhvillohet për më shumë se një muaj, këshillat e njësive vendore duhet të rikonstituohen

Sipas një deklarate të bërë nga isntistucioni i prefektit mësohet se shkak për mos zhvillimin e mbledhjeve është bërë grupi i këshilltarëve të mazhorancës që përbëhet nga forcat politike të majta.

Kjo ka krijuar sipas deklaratës, edhe probleme në drejtim të shpërndarjes së ndihmës ekonomike, ku pas ndërhyrjes së prefektit është mundësuar vetëm dy ditë më parë shpërndarja e ndihmës ekonomike në këtë komunë. A.G

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›