E Diel, 1 Nëntor 2026

Prelec: Korrupsioni - sfide e muajve dhe vitit te ardhshem

INTERVISTA/ "Ceshtja e korrupsionit nuk kufizohet ne rastet qe po hetohen tani. Eshte dicka qe do te jete sfide per Qeverine ne muajt e ardhshem e ndoshta dhe ne vitin e ardhshem...", - thote drejtori per Ballkanin ne GNK, Marko Prelec ne nje interviste per radion Evropa e Lire
Autoritetet kosovare kane deklaruar keto dite se do te intensifikojne punen e tyre kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne anen tjeter, hetimet e EULEX-it mbi te ashtuquajturat raste te korrupsionit ne nivelin e larte jane duke vazhduar. Madje, ka spekulime se do te kete arrestime te zyrtareve qeveritare keto dite. A mendoni se keto arrestime eventuale do te mund ta destabilizonin situaten politike ne Kosove?
Varet nga ajo se kush arrestohet, por mendoj se potenciali per destabilizim ekziston qartazi. Kjo nuk kufizohet ne rastet, te cilat po hetohen tani. Eshte dicka qe do te jete nje sfide per Qeverine ne muajt e ardhshem e ndoshta edhe ne vitin e ardhshem, ngase keto hetime jane te gjata e komplekse dhe po vazhdojne. Pra, kjo eshte absolutisht nje gje qe duhet te merret parasysh.
Cili do te jete roli i EULEX-it ne kete drejtim dhe, ne anen tjeter, i vendimmarresve te tjere nderkombetare ne Kosove? A mendoni se nuk do te duhej te pershpejtohej lidhur me keto arrestime?
EULEX-i po e drejton ngjarjen. Hetimet e korrupsionit ne nivel te larte jane ne duart e tyre, ne duart e departamentit special, qe drejtohet nga prokuroret e EULEX-it. Mendoj se eshte nje realitet politik ne kete moment te vecante. EULEX-i eshte i vetmi qe mund ta beje nje gje te tille dhe mendoj se kjo dihet. Nuk do ta inkurajoja bashkesine nderkombetare qe te perfshihet ne cfaredo menyre me te hollesishme operacionale, qe shkon pertej mbeshtetjes se fuqishme per vazhdimin e punes se EULEX-it dhe berjes se presionit ndaj Qeverise qe ta vazhdoje bashkepunimin me EULEX-in dhe t'i lejoje EULEX-it te perfundoje punen e vet. Qeveria duhet gjithashtu te marre persiper barren lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale te korrupsionit; duhet te nise t'i siguroje dhe te punoje me prokuroret e gjyqtaret kosovare per t'iu mundesuar atyre qe ta bejne vete kete gje. Per me teper, duhet te sigurohet qe te zvogelohet korrupsioni aktual dhe qe korrupsioni ne te ardhmen te jete me i vogel nga ai qe shohim. Parandalimi i korrupsionit - kjo eshte ajo qe Qeveria e Kosoves me te vertete duhet ta beje.
Raporti i fundit i Grupit Nderkombetar te Krizave per Kosoven flet per sfidat ne kete drejtim, per krimin e organizuar, korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Raporti nenvizon: "Kosova vuan nga imazhi i shumeperhapur se po udhehiqet nga nje elite politike e pabindur ndaj ligjit, e cila kontrollon cdo aspekt te shoqerise". A mendoni se kjo eshte nje pershtypje apo ka kontroll te vertete mbi institucione te caktuara?
Mendoj se nuk eshte nje pershtypje teresisht e drejte, por ky eshte realiteti me te cilin duhet te ballafaqohet Kosova dhe per kete arsye eshte shume e rendesishme per Kosoven qe te marre veprime energjike ne sundimin e ligjit dhe ta luftoje kete pershtypje. Megjithate, ka pak realitet ne te. Ka nje shkalle te larte te shperfilljes ligjore qe arrin ne niveleve te larta te Qeverise. Eshte e qarte se ka nje elite, nje elite e cila eshte shtrire ne biznes, ne krim dhe ne Qeveri, permes lidhjeve te ngushta me njerez e nganjehere permes njerezve te njejte, qe mbajne pozita ne keto fusha. Pra, ka nje realitet ne kete, por eshte nje pershtypje e ekzagjeruar, te cilen duhet ta luftoje Kosova.
Problemet me te cilat po ballafaqohet Kosova lidhur me sundimin e ligjit, jane permendur edhe ne Raportin e fundit te Progresit, ate te vitit 2009, te Komisionit Evropian. Komisioni Evropian, shume shpejt, pritet t'ua dorezoje autoriteteve kosovare draftin e pare te Raportit te Progresit per vitin 2010. Cfare mendoni se ka ndryshuar, a shihni ndonje ndryshim qe kane bere institucionet kosovare?
Absolutisht, por mendoj se ka qene nje proces ambivalent. Udheheqja ne Kosove, Qeveria, eshte perpjekur te kuptoje se sa duhet te beje dhe ka bere ate qe ka menduar se duhet ta beje. Jane marre disa hapa te rendesishem e te vlefshem. Vazhdimi i punes ne nxjerrjen e ligjeve, disa ndryshime te personelit qe kane ndodhur ne Ministrine e Drejtesise, ne Ministrine e Puneve te Brendshme, ne polici, ne prokurori - keto jane gjera te mira. Mirepo, keto jane rregullime qe jane bere per komponente te ndryshem te sistemit te drejtesise dhe do te jete nje test kur te nise puna e tyre si teresi, ne nje nivel me te larte nga ai qe po shohim tani. Ne ende nuk jemi duke e pare kete, andaj mendoj se duhet te permbahemi nga nje gjykim mbi kete gje.
Cfare mendoni se duhet te beje bashkesia nderkombetare ne Kosove? Cilat mbesin sfidat per EULEX-in, ICO-ne dhe misionet tjera nderkombetare ne vend? A mendoni se, sic tha dite me pare kryeministri Hashim Thaci, ka kaluar koha e pavaresise se mbikeqyrur per Kosoven?
Mendoj se jo. Mendoj se kjo do te vazhdoje edhe per disa vite dhe ka te beje me shume aspekte te pozites se Kosoves. Kjo ka te beje me funksionimin e institucioneve te Qeverise, ceshtjen e veriut dhe afirmimin e perparuar te Kosoves si pjese e bashkesise nderkombetare. Bashkesia nderkombetare do ta kete nje rol ketu edhe per nje kohe. Cdokush pajtohet se ajo nuk mund ta zgjase pranine e saj per aq kohe sa ka bere ne Bosnje, ku ka qene per nje kohe teper te gjate, por qe nga pavaresia (e Kosoves) behet fjale per vetem dy vjet. Eshte shume e pamatur te flitet per dobesimin e komponentit nderkombetar.
Permendet veriun. Eshte paralajmeruar se ne muajt e ardhshem do te kete bisedime ndermjet Prishtines dhe Beogradit mbi te ashtuquajturat ceshtje praktike. Kur mendoni se do te ndodhe kjo dhe a mendoni se veriu do te jete nje nga temat e diskutimit?
Mendoj se shume pak do te ndodhe para dhenies se mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Menjehere pas kesaj, mendoj se do te kemi nje perpjekje per te pasur nje lloj dialogu. Beogradi dhe Prishtina jane shume larg nga percaktimi se cfare duan nga ky dialog dhe nga kuptimi i qendrimeve te veta. Mendoj se duhet te dihet se nga po vjen pala tjeter, sepse keta njerez nuk kane biseduar per nje kohe te gjate. Mendoj se shume njerez ne Serbi vazhdojne ende te luftojne me iluzionet se ku jane ne te vertete. Pra, procesi mund te nise shume shpejt, por ka gjasa te mos shohim rezultate per nje kohe te gjate.
Cili mendoni se do te jete roli i Brukselit, Uashingtonit dhe vendeve te tjera ne kete dialog?
Ne mendojme se Bashkimi Evropian duhet ta marre rolin thelbesor, duke u nisur nga parimi se aspirate e Kosoves, sikurse e Serbise, eshte anetaresimi sa me pare i tyre ne BE. Vete kjo ia jep primatin ndermjetesimit apo lehtesimit evropian dhe nje parim gjithashtu i mire eshte se aktori dominues ne rajon eshte Evropa. Shtetet e Bashkuara, ndoshta edhe Rusia, e ndoshta, me nje rol teknik mbeshtetes, edhe Kombet e Bashkuara, mund te marrin pjese ne njefare menyre. Do te varet nga Kosova dhe Serbia per te vendosur se si duan ta luajne kete, por nuk mund te shmanget BE-ja dhe nuk duhet bere perpjekje qe te ndodhe kjo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›