Debati i fundit ne Parlament, PS paralajmeroi voten kunder per ligjet me 84 vota
Ne seancen e fundit parlamentare, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste debatuan per transparencen e zgjedhjeve, ndersa preken gjithashtu dhe ligjet qe pritet te miratohen edhe kerkojne shumice te cilesuar. Kryetari i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, beri thirrje mazhorances qe te pranoje kerkesat e PS-se per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, ndryshe nuk do te votojne asnje projektligj qe kerkon shumice te cilesuar votash. Ndersa kreu i grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, shprehu gatishmerine per hetimin e zgjedhjeve duke vene theksin te respektimi i Kushtetutes dhe i ligjeve ne fuqi.