E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja, Kuvendi voton procedurat e reja

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do te diskutoje sot dhe votoje nen per nen, projektligjin "Per Faljen" qe percakton qarte menyren dhe instrumentet ligjore per amnistine dhe faljen e denimeve penale. Sipas ketij projektligji, per te cilin duket se dakord eshte edhe Partia Socialiste, behet nje trajtim te ndryshem, korrekt dhe bashkekohor i faljes sipas praktikes evropiane. Projektligji i ri per faljen e te denuarve parashikon qe te drejten ekskluzive per te bere propozime per faljen, ta kete Ministri i Drejtesise. Ndersa kreu i shtetit te kete vetem te drejten e dekretimit. Nje propozim ky qe duket se eshte pranuar menjehere nga opozita, e cila nuk harroi te kritikoje kreun e shtetit se ka keqperdorur ligjin gjate dekretimit te faljes se mbi 360 te denuarve ne muajin prill, ku sipas socialisteve, jane falur 367 persona nga te cilet 48 persona jane denuar nga gjykata e Krimeve te Renda. Deputetet socialiste si Pandeli Majko, Vasilika Hysi e te tjere, theksuan gjate diskutimeve se kjo nisme e re, shmang cdo lloj keqinterpretimi ne te ardhmen. Ne lidhje me kete nisme ligjore, Kryeministri Sali Berisha i ka keshilluar deputetet e grupit demokrat, qe te konsultohen gjeresisht me opoziten per kete projektligj. Ne te, percaktohet qe ne procesin e faljes se denimit, te mos perfshihen personat qe kane marre denim te perjetshem. Ceshtje kjo e cila eshte me e diskutueshmja ne komisionet ku po shqyrtohet ligji. Nga ana tjeter Berisha kerkoi nga kryetari i komisionit te ligjeve, sekretari, te bej nje diskutim me perfaqesuesit e Partise Socialiste te bien dakord per nenet e ketij ligji.

Detaj
Propozimi
Deputetet e Partise Socialiste, do te propozojne sot ne mbledhjen e komisionit, qe ne projektligjin e ri "Per Faljen" te shtohen edhe me tej masat shtrenguese per institucionin e faljes ne menyre qe te evitohet cdo lloj abuzimi me keto vendime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›