PD: Opozita 2 qendrime per rregulloren Rozeta Rapushi
Partia Demokratike do te votoje diten e enjte ndryshimin e rregullores se Kuvendit, ne menyre qe vota per kandidatet ne gjykata, te jete e hapur dhe procedurat e shqyrtimit te tyre me te detajuara. Nderkohe qe nga ana tjeter, maxhoranca akuzoi opoziten, se nuk ka bere asnje verejtje gjate diskutimeve ne Keshillin per Mandatet dhe Rregulloren ne Kuvend per ndryshimin e rregullores, pavaresisht kritikave te ashpra qe ben jashte mbledhjeve te ketij keshilli. Deputeti i PD-se, Eduard Halimi, tha dje se socialistet nuk kane asnje argument per te mos lejuar votim te hapur per kandidatet per gjykata te rendesishme ne vend. "Nuk ka asnje arsye qe deputetet ne nje manifestim politik qe duhet te bejne duhet ta fshehin voten, ta fshehin doren e tyre. Pra, te mungoje transparenca ne dhenien e votes. Nuk ka asnje argument kunder kesaj dhe nuk eshte artikuluar pervecse neper media. Gjate mbledhjeve te keshillit nuk jane artikuluar qendrime te ashpra kunder variantit te transparences se votes", rrefeu Halimi, duke hedhur keshtu poshte qendrimet e socialisteve jashte mbledhjeve qe zhvillohen me dyer te mbyllura, se kundershtojne nje hap te tille me argumentin se vota duhet te jete e fshehte. Halimi theksoi se diskutimet per ndryshimin e rregullores do te vijojne edhe diten e sotme, per te kaluar me pas per votim ne seancen plenare te se enjtes. Aktualisht pozita dhe opozita nuk kane rene dakord te votojne apo jo me konsensus ndryshimin e rregullores. Cka mund te thote se ndoshta keshilli do te shkoje me dy raporte te ndryshme ne seance. Njeri pro ndryshimit te rregullores dhe tjetri kunder. Anetaret e Keshillit jane njohur me menyren e votimit te anetareve te gjykatave ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe eshte i hapur. Nderkohe qe pritet qe ne seancen e se enjtes, te jepen shembuj per votimin ne vende te ndryshem ne Evrope, si nje menyre per te bindur opoziten e cila ende nuk pranon ndryshimin e rregullores. Deri me sot socialistet kane bere te ditur qendrimin e tyre kunder ndryshimeve te rregullores se Kuvendit. Sipas tyre, transparenca e procedurave per zgjedhjen e kandidaturave nuk ka te beje shume me aspektin e votes se fshehte ose votes se hapur, por ka te beje me menyren sesi zgjidhen keto kandidatura, kriteret ligjore dhe profesionale qe ato permbushin. Dhe pikerisht nepermjet kesaj vullneti i kuvendit shprehet nepermjet votes. Ndryshimi i rregullores percakton votimin e anetareve per gjykata, ne Kuvend me vote te hapur. Nderkohe qe percakton nje procedure shqyrtimi per kandidatet me te gjate dhe te detajuar mbi eksperiencen e punes se tyre, aktivitetin e ushtruar etj.