E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxhoranca ne rendin e dites projektet qe kerkojne 84 vota

Maxhoranca ne Kuvend, eshte e vendosur qe te shqyrtoje edhe votoje projektligjet te cilat kerkojne edhe votat e opozites per tu miratuar. Pavaresisht se socialistet kane deklaruar qendrimin e tyre te kundert, per shkak te mos gjendjes ende te nje zgjidhjeje mbi krizen politike. Ne kalendarin e punimeve te Parlamentit deri me 29 korrik kur perfundon edhe sesioni parlamentar, demokratet kane perfshire nisma ligjore si projektligji per "Gjykaten Administrative", apo ndryshime ne kode te ndryshme ne vend, per te cilat kerkohen jo pak por 84 vota. Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci, e beri te qarte ne seancen plenare te se enjtes, se deputetet socialiste nuk do te votojne nisma te tilla, aq me pak qe nuk eshte gjetur edhe zgjidhja per krizen politike. Por pavaresisht kesaj deklarate, Kuvendi as qe nuk ka ndermend qe ti heqe nga kalendari, me shpresen se opozita do te ndryshoje mendje dhe do ti diskutoje apo votoje keto projektligje. Pezull ka mbetur edhe nisma disa vjecare e maxhorances per kufizimin e imunitetit te deputeteve, per te cilen nga ana e socialisteve ende nuk ka nje reagim nese do te pranoje te diskutoje dhe votoje per te, apo jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›