PD: Opozita "sulm" nderkombetareve
Rozeta Rapushi
Partia Demokratike reagoi dje ndaj qendrimeve te socialisteve qe dy dite me pare, e cilesuan si "te papjekur" deklaraten e kreut te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Mevlut Cavushoglu per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Ne emer te selise blu, deputetja demokrate, Lajla Pernaska, tha dje se nuk perben aspak surprize qe qendrime te tilla qe vijne nga opozita kunder nderkombetareve, vetem e vetem sepse atyre nuk u pelqen qe nderkombetaret jane per zgjidhje ligjore dhe kushtetuese te situates. "E quajne te papjekur Presidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, sepse eshte pikerisht Keshilli i Evropes qe i kerkon Edi Rames qe t'i drejtohet Komisionit te Venecias per kerkesen e tij per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009", tha Pernaska. Sipas saj, nuk perben me nje surprize cilesimi i PS-se ndaj Cavushoglu, teksa ai e drejton opoziten ne Gjykaten Kushtetuese per te gjetur pergjigje per transparencen e zgjedhjeve, ndersa socialistet nuk pranojne qe te ndjekin rruget ligjore. "PD shpreh mbeshtetjen e plote per te gjitha dokumentet e Asamblese Parlamentare, Komitetit Presidencial per deklaraten e byrose Parlamentare te Keshillit te Evropes, pasi ky eshte institucion kyc qe ka mbeshtetur dhe vazhdon ta mbeshtese Shqiperine dhe nuk pranon qe askush te dale mbi ligjin dhe shtetin ligjor, sic kerkon ne vazhdimesi te beje Edi Rama", vijoi ne emer te Partise Demokratike, Pernaska.
Sipas saj, bllokmenet e rinj te Partise Socialiste jane kunder Bashkimit Evropian dhe kerkojne bllokimin e integrimit evropian te Shqiperise. Dy dite me pare, selia roze e cilesoi si te papjekur qendrimin qe mbajti Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Mevlut Cavushoglu, i cili i ka kerkuar opozites shqiptare qe lidhur me transparencen e zgjedhjeve t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese e me pas Komisionit te Venecias, per interpretim. Reagimin e PS-se, deputetja demokrate Pernaska e cilesoi si nje sulm qe opozita ka nisur prej kohesh ndaj te gjitha institucioneve nderkombetare dhe OSBE-se, ne tentative per te penguar liberalizimin e vizave dhe afrimin e metejshem te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Prej kohesh, deputetet e Partise Demokratike, por edhe kryeministri Sali Berisha e Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, po akuzojne ashper opoziten, se po tentojne qe te pengojne me cdo menyre procesin e liberalizimit te vizave dhe rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Akzuat qe pas bojkotit te Kuvendit nga opozita, greves se urise si dhe mashtrimeve sic i quan maxhoranca te socialisteve per nje ekonomi ne krize.
Qendrimi
Deputetja demokrate Pernaska akuzoi PS-ne, se ka nisur prej kohesh sulm ndaj te gjitha institucioneve nderkombetare dhe OSBE-se, ne tentative per te penguar liberalizimin e vizave dhe afrimin e metejshem te Shqiperise me Bashkimin Evropian.