PS: Klime e acaruar, veshtire te realizohet konsensusi per ligjet
Denis Dedej
Kerkesa e Partise Socialiste per transparencen e zgjedhjeve te fundit parlamentare mund te ndikoje ne votimin e ligjeve ne Kuvend, qe kerkojne nje shumice te cilesuar. Kjo lihet te kuptohet nga deklarata e nensekretarit per Ceshtjet Ligjore ne seline roze, Damian Gjiknuri. Ne nje komunikim per mediat, deputeti socialist kritikon gjendjen aktuale ne Kuvendin e Shqiperise dhe do te jete e veshtire per te realizuar konsensusin e nevojshem per ligjet qe kerkojne 3/4 e votave. "Kuvendi eshte ne diten e tij me te zeze. Ne keto kushte, kur klima eshte acaruar do te ishte shume e veshtire qe te realizohej konsensusi i nevojshem per keto ligje qe kerkojne nje shumice te cilesuar votash", deklaroi Gjiknuri. Nga ana tjeter, ai nenvizoi se Partia Socialiste eshte per ecjen perpara, per reformat e ketij vendi. Por, sipas tij, duhet te krijohet klima e nevojshme ne kete vend per ceshtjet me themelore qe i takojne qofte parlamentarizmit, qofte dhe kushtetutshmerise se qeverisjes ne kete vend. "Nese ka nje kompromis politik, nese ka dhe nje zgjidhje per krizen e thelle politike ne te cilen jemi futur, nese Kuvendi trajtohet si arene debati dhe jo arene force nga ana e mazhorances per te ndryshuar rregullat brenda nates, patjeter qe cdo gje eshte e diskutueshme dhe ne jemi atje per te bere politike", sqaron nensekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste. Krahas situates aktuale politike e cila vijon prej kohesh te jete e tensionuar, e njejta situate pritet te ndodhe edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo jo per shkak te qendrimeve politike mbi transparencen e zgjedhjeve, sic jemi mesuar te shohim deri me tani, por debatit politik do t'i shtohet edhe axhenda e re e punimeve te Kuvendit te Shqiperise. Deri ne 29 korrik, para se te pushoje punimet parlamentari, eshte vendosur qe prej te seances se radhes plenare te shqyrtojne dhe hedhin ne vote te gjithe projektligjet e rendesishme qe kerkojne shumice te cilesuar per t'u miratuar. Ne kalendarin e punimeve jane nje sere draftesh te mbartura nga legjislatura e kaluar qe duan nje shumice te cilesuar, pra dhe votat e opozites. Nder ligjet qe pritet te votohen dhe qe do te ngjallin debat, kane te bejne me Kodin Civil, ligjin per Gjykaten Administrative, Kodin Penal, Kodin Hekurudhor, Kodin Doganor etj. Votimi i ketyre ligjeve mbetet per t'u pare ne seancat e radhes parlamentare, ndersa socialistet mbeten te vendosur per kerkesen e tyre.
KOMPROMISI
"Nese ka nje kompromis politik, nese ka dhe nje zgjidhje per krizen e thelle politike ne te cilen jemi futur, nese Kuvendi trajtohet si arene debati dhe jo arene force nga ana e mazhorances per te ndryshuar rregullat brenda nates, patjeter qe cdo gje eshte e diskutueshme dhe ne jemi atje per te bere politike", deklaroi deputeti i PS.
KUVENDI
"Kuvendi eshte ne diten e tij me te zeze. Ne keto kushte, kur klima eshte acaruar do te ishte shume e veshtire qe te realizohej konsensusi i nevojshem per keto ligje qe kerkojne nje shumice te cilesuar votash. Patjeter qe PS eshte per ecjen perpara, por duhet te krijohet klima e nevojshme ne kete vend per ceshtjet me themelore", tha Gjiknuri.
PROJEKTLIGJE QE KERKOJNE 84 VOTA
Ligji per Kodin Civil
Ligji per Kodin Penal
Ligji per Kodin Hekurudhor
Ligji per Kodin Doganor
Ligji per Kodin Ajror
Ligji per Kodin Rrugor
Ligji per Kodin Detar
Ligji per Gjykaten Administrative
Ligji per ndarjen administrative-territoriale
Cfare parashikon Kushtetuta
Neni 81
2. Miratohen me tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit:
a) ligjet per organizimin dhe funksionimin e institucioneve, te parashikuara nga Kushtetuta;
b) ligji per shtetesine;
c) ligji per zgjedhjet e pergjithshme dhe vendore;
c) ligji per referendumet;
d) kodet;
dh) ligji per gjendjen e jashtezakonshme;
e) ligji per statusin e funksionareve publike;
e) ligji per amnistine;
f) ligji per ndarjen administrative te Republikes.