Tenton vetëvrasjen nëna e dy fëmijëve
03/04/2005 29-vjeçarja ka pirë dje një preparat bujqësie
BERAT - Një grua, nënë e dy fëmijëve ka tentuar t’i jap fund jetës mesditën e djeshme. Ajo ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën, ndonëse mjekët i kanë ofruar ndihmë mjekësore. 29-vjeçarja Qazime Veliu, lindur dhe banuese në fshatin Mbrakull, të rrethit të Beratit ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar një sasi helmi ende të papërcaktuar nga mjekët.
Shkak për marrjen e vendimit ekstrem mendohet se ka qenë një depresion momental. Gruaja ka qenë në shtëpinë e saj në kohën që bashkëshorti e ka gjetur në gjendje tepër kritike dhe i ka dhënë ndihmën e parë shëndetësore, duke e dërguar urgjentisht për në spitalin e Beratit. Mjekët kanë konstatuar menjëherë pas vizitës së bërë se gruaja kishte konsumuar një sasi helmi për t’i dhënë fund jetës së saj. Menjëherë bluzat e bardha i ka kanë ofruar gruas ndihmën mjekësore, ku, për tre orë me radhë, 29-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore, por ende ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Për të mësuar se çfarë preparati kish konsumuar 29-vjeçarja, mjekët shprehen se janë në pritje të analizave mjekësore, por dyshohet se ka konsumuar një preparat bujqësie. Ekspertët ligjor kanë mbërritur në banesën e saj në fshatin Mbrakull, në dalje të qytetit të Beratit, për të mësuar mbi motivet që kanë detyruar gruan t’i jap fund jetës. Sipas hetimeve të para, gruaja, nënë e dy fëmijëve, e ka marrë vendimin për t’u vetëhelmuar në kushtet e një depresioni të momentit. Sipas familjarëve, gruaja nuk kishte paraqitur më parë shenja depresioni, por kohët e fundit ndihej e vetmuar dhe ankohej për gjendjen ekonomike të rënduar të familjes së saj me dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshortin e papunë. Gjithsesi, sipas tyre, gjithçka ka qenë vendim i momentin, gjë e cila i rrezikon jetën 29-vjeçares, e cila ende ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e urgjencës pranë qendrës spitalore të këtij qyteti. Ky është rasti i 12-të i vetëvrasjeve të ndodhura në këtë rreth.