KZAZ-të në Berat, Tiranë dhe Kukës do të kryesohen nga PBDNJ
22/10/2009 Sipas shortit, PD do të kryesojë vetëm KZAZ-në e Dibrës dhe Shkodrës
Në dy qarqet Dule do të ketë zëvendëskryetarin dhe sekretarin
KZAZ nr. 2, Qarku Berat, nr. 36 Qarku Kukës dhe nr. 54, Qarku Tiranë, do të kryesohen nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Përmes vendimit “Për miratimin e procedurës për paraqitjen e kandidaturave për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit në KZAZ për zgjedhjet e pjesshme të datës 15 nëntor 2009” dhe në respektim të Kodit Zgjedhor KQZ-ja përcaktoi se Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë të drejtë të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme të datës 15 nëntor 2009. Duke qenë se PS-ja nuk e ka ushtruar të drejtën e saj për të paraqitur kandidaturat për KZAZ, sipas Kodit kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave. Sipas vendimeve të KQZ-së, kjo e drejtë i kalon Partisë Bashkimi për të Drejta e Njeriut, e cila është partia e dytë e opozitës parlamentare. Në këto kushte, e drejta për të propozuar kryetarin në KZAZ-së nr. 2, Qarku Berat, KZAZ-së nr. 36, Qarku Kukës dhe KZAZ-së nr. 54, Qarku Tiranë dhe zëvendëskryetarin dhe sekretarin në KZAZ-së nr. 6, Qarku Dibër dhe KZAZ-së nr. 43, Qarku Shkodër i kalon Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa Partisë Demokratike i lind e drejta të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr. 6, Qarku i Dibrës dhe KZAZ-së nr. 43, Qarku i Shkodrës. Me konstituivin e KZAZ-ve, partitë politike do të depozitojnë pranë këtyre komisioneve kandidatët e tyre. PD-LSI dhe PBDNJ janë tri subjektet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Këto zgjedhje do të kenë një kosto financiare që parashikohet të jetë rreth 9.606.746 lekë. KQZ-ja miratoi listën e shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet në pesë njësitë, ku sipas zërave shpenzimet parashikojnë pagat e personelit të përkohshëm, shpërblimin për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, si dhe shpenzime për fletët e votimit, materialeve për shtypshkrime, shërbime transporti, udhëtime, dieta etj.
Ngrihen 3 VNV
KQZ-ja në mbledhjen e djeshme vendosi të ngrejë vendet e numërimit të votave për rezultatin e zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen më 15 nëntor, në ambiente shtetërore. Dje u miratuan ambientet vetëm për 3 vende të numërimit të votave, konkretisht për VNV-në e Tiranës, që do të jetë te palestra e shkollës “Konferenca e Pezës”, vendin e numërimit të votave në komunës e Fierzës në palestrën e shkollës së kësaj komune dhe për komunës e Otllakut në sallën e pallatit të kulturës “Dëshmorët e Lapardhasë”.