Berisha: “Politika nuk mund të shkojë kundër Gjykatës”
22/10/2009 Kryeministri Berisha e vlerëson absurde kërkesën për hapjen e kutive të votimit
Komisioni hetimor nuk mund të shqyrtojë çështje që janë në juridiksionin e gjykatave
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar prerazi se kutitë e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit nuk do të hapen. Për të ka një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit dhe të Kolegjit Zgjedhor për rinumërim të votave, duke u bazuar në ligjin zgjedhor të vendit. Kësisoj, Berisha theksoi se pretendimet e opozitës për hapje kutish janë tërësisht absurde. “Nuk ka kërkesë më absurde, nuk ka kërkesë më ogurzezë sesa të pretendosh të vendosësh vullnetin politik mbi vendimet e gjykatave. Është në rregullin themelor të ndarjes së pushteteve. Sovrani i ka dhënë të gjitha ato pushtete ekzekutivit, Parlamentit, Presidentit, por nuk u ka dhënë gjithçka atyre. Një pjesë të pushtetit jua ka dhënë trupave gjykuese, të cilat, edhe pse nuk kalojnë në votë, kanë themel të çeliktë në kushtetutat e vendeve demokratike për veprimtarinë e tyre”, - ka thënë në qëndrimin e tij shefi i ekzekutivit. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha është shprehur dakord për një hetim parlamentar të të gjitha çështjeve që lidershipi i Partisë Socialiste dhe aleatët e saj i konsiderojnë të dyshimta. Por kurrsesi nuk mund të vihet dorë mbi kutitë e votimit. Sipas Berishës, komisioni hetimor parlamentar, i bazuar në nenin 77 të Kushtetutës, sipas ligjit organik të këtij komisioni, nuk mund të shqyrtojë çështje që janë në juridiksionin e gjykatave. Ai ka argumentuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2003, që plotëson nenin 77 të Kushtetutës, me fuqi plotësuese për Kushtetutën, përcakton qartë se hetimi parlamentar në mënyrë kategorike nuk mund të shtrihet në çështje të cilat kanë qenë apo janë objekt i hetimit gjyqësor dhe i gjykimit. “Nuk mund të imagjinohet që kryetari i një partie, që pretendon se kjo parti respekton parimet bazë të demokracisë dhe ndarjes së pushtetit, të kërkojë të thyhen vendimet e gjykatave, Kolegjit Zgjedhor, Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë taksative thekson se përpjekjet e komisioneve hetimore për t’u marrë me çështje të gjykuara apo të juridiksionit të gjyqësorit bien ndesh qartësisht me Kushtetutën dhe parimet e saj”, - ka deklaruar Berisha. Ai theksoi se është i gatshëm të ndërtohet një komision hetimor parlamentar sipas ligjit, në përbërjen e të cilit shumica të jetë e opozitës. Por këmbënguli që aktiviteti i këtij komisioni nuk duhet të shkojë kundër vendimeve të gjyqësorit, pasi një gjë e tillë është e pamundur.
Qëndrimi
“Rama të hetojë ç’të dojë brenda ligjit”
Kryeministri Berisha ka deklaruar se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes grupit të tij parlamentar mund të hetojë gjithçka që pretendon të dyshimtë apo që përbën shkelje të ligjit në komisionin hetimor. “Kërkon të hetojë për shkarkimin e punonjësve, le të vijnë dhe t’i hetojnë; kërkon të hetojë për implikimet e administratës në zgjedhje, të vijnë e t’i hetojnë; kërkon për lirimin e të burgosurve për qëllime elektorale, të vijnë e t’i hetojnë. Çdo gjë është e hetueshme përveç vendimeve të gjykatave. Kjo ka ndodhur vetëm në vitin e zi 1953 a 1954, kur anëtarët e Byrosë Politike u ulën në tavolinë dhe vendosën ekzekutimin e intelektualëve për bombën në ambasadën sovjetike, ndërkohë që gjyqin e bënë formalisht dy ditë më vonë. Por nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore. Ato vendime sovrani ia ka besuar gjykatës. Ky është parimi i ndarjes së pushteteve”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Berisha ka ftuar kryesocialistin që të bëhet pjesë e të gjitha angazhimeve për reformën zgjedhore dhe të përgatisë të gjitha amendamentet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.
Reformat
Kryeministri Berisha ka thënë se progresraporti i Komisionit Europian është një dokument i shkëlqyer pune për qeverinë shqiptare dhe bazë për të gjitha institucionet për reformat që duhet të ndërmarrin. Berisha theksoi se edhe për një sërë problemesh që ngrihen në këtë dokument do të ketë një shqyrtim të hollësishëm nga secila ministri dhe çdo institucion i vendit. Ai tha se nëpërmjet masave sa më efikase do të synohet të zmbrapset sa më shumë presioni i korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera. “Raporti fakton se në Shqipëri ka një vullnet politik për të luftuar korrupsionin. Theksohet se Shqipëria vazhdon luftën kundër korrupsionit, si një prioritet kyç i partneritetit evropian. Cilido që të jetë çmimi i këtyre reformave, në rast se ato parandalojnë korrupsionin, ju garantoj se janë të dobishme”, - tha ai.
Raporti për zgjedhjet
Kreu i qeverisë ka thënë në mbledhjen e djeshme të qeverisë se progresraporti i Komisionit Europian dëshmon se në Shqipëri demokracia funksionon. Për Berishën edhe vlerësimi që i bëhet procesit zgjedhor në vendin tonë është unik, i pari i këtij lloji, pasi në dallim nga të gjitha raportet e tjera ai përbën një arritje të madhe për çdo qytetar shqiptar. “Në raportin e KE-së, bazuar në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, OSBE–ODIHR-it dhe Këshillit të Europës, rezulton se zgjedhjet në Shqipëri përmbushën zotimet kryesore të OSBE-së, kushti më kryesor ky për një demokraci funksionuese. Në këtë kontekst, Shqipëria del nga lista e vendeve ku renditej më parë me zgjedhje problematike, me zgjedhje që përmbushnin vetëm pjesërisht standardet ose me zgjedhje që nuk përmbushnin standarde”, - tha kryeministri Berisha duke iu drejtuar ministrave.