E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga e "cmendur" pas Dos Santos

Ylli i ri Barcelones, meksikani 18-vjecar Xhovani dos Santos, eshte ne vemendjen e shume klubeve angleze. Lajmi jepet nga e perditshmja prestigjioze iberike "As". Xhiovani Dos Santos, nje nga surprizat e formacionit te Frenk Rajkard, ka kontrate me klubin katalanas deri me 30 qershor 2008. Gazeta "As" shkruan se djaloshi i arte kerkohet nga klube te rendesishme britanike. Barcelona ende nuk i ka propozuar riperteritjen e kontrates Dos Santosit dhe e ardhmja e tij mund te jete larg "Kamp Nout". Sipas agjentit te lojtarit, Pini Zahavi, per te jane bere shume propozime nga gjigantet ishullore, si Mancester Junaitid, Arsenal, Celsi dhe Totenhemi. Sipas tabloidit anglez "The Sun", Celsi ka ofruar 13,4 milione euro per te marre Dos Santosin, ndersa Totenhemi 9,3 milione euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›