E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino, debohet Imami

Ministri i Brendshem italian ka nisur proceduren per debimin e imam Mohamed Kuhaila, pergjegjes i qendres kulturore islamike ne qytetin e Torinos. Shkak per kete eshte bere vete imami, i cili u vu ne qender te polemikave per shkak te deklaratave gjate nje transmetimi televiziv. 44-vjecari u akuzua vitin e kaluar se jepte u mesazhe fondamentaliste besimtareve myslimane. Gjate njeres prej puntatave te emisionit te Rait, "Anno zero", ne mars te vitit te kaluar u transmetuan pamje te xhiruara me kamera te fshehte, ku Kuhaila u bente thirrje myslimaneve te mos integroheshin me te krishteret dhe hebrenjte ne Itali. Ne video u tregua edhe nje fotokopje e nje gazete, qe sipas te perditshmes italiane "Corriere della Sera", kishte lidhje me Al Kaeden. Ishte pikerisht ky program televiziv, i cili coi ne nisjen e nje hetimi ndaj aktivitetit te imamit, hetim ky i drejtuar prej autoriteteve ne Torino. Vetem nje dite me pare, ministri i Brendshem italian nisin proceduren per te urdheruar largimin e tij nga Italia, nje urdher ky qe do te vleresohet me pas nga gjykata. Duke reaguar ndaj ketij vendimi, uebsajti mysliman italian "Islam-online.it" shkruan se anetaret e ketij komuniteti jane te shqetesuar per pasojat qe do te kete ky vendim per Kuhailen dhe familjen e tij. "Kuhaila dhe shoqata e tij jane viktime e nje provokimi", - ka thene Hamza Piccardo, kreu i Unionit te Komuniteteve Islamike, grupit me te madh mysliman italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›