Shetitje me te vdekurin
Dy te moshuar 65-vjecare kane marre fqinjin e tyre qe sapo kishte vdekur, e kane vendosen ne nje karrige zyre me rrota dhe ne mes te dites kane dale shetitje neper rruget e Manhatanit. Gjithcka me qellimin per te marre cekun prej 355 dollaresh te pensionit qe i takonte 66-vjecarit, qe sapo kishte nderruar jete. Por ngjarja e cilesuar nga policia njujorkeze e denje per nje film hollivudian, nuk perfundoi ashtu sic e kishin planifikuar dy te moshuarit.
David Dalaia dhe James O'Hare moren komshiun e tyre te pajete, Virgilio Cintron, dhe e cuan ne nje "Pay-O-Matic" (dyqan qe kthen ceqet ne para "cash"), me qellimin per t'i marre parate e pensionit. Sapo mberriten ne dyqan, dy mashtruesit iu drejtuan shitesit, duke i kerkuar qe t'u kthente cekun ne para. Por per fatin e tyre te keq, shitesi e njihte shume mire te moshuarin qe sapo kishte vdekur, ndaj kerkoi qe te fliste me te. Nderkohe, nje grup kuriozesh u mblodhen perreth, pasi rrallehere mund te shohesh nje njeri kaq te zbehte, qe mban ere te keqe dhe qe per me teper shetit ne nje karrige zyre neper rruget e Manhatanit. Mes turmes ishte dhe nje detektiv i policise, i cili u ndodh rastesisht ne "vendin e krimit". Keshtu, dy te moshuarit perfunduan ne pranga me akuzen per tentative zhvatjeje, ndersa Virgilio i ndjere u varros sipas zakonit.