E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kam lekuren blu

57-vjecari Paul Karason, nga Madera e Kalifornise, gezon nje karakteristike, qe e ben ate unik ne bote. Prej 14 vjetesh, lekura e tij eshte krejtesisht ngjyre blu. Ngjyrosja ka ardhur si pasoje e perdorimit te nje ilaci te bere nga vete ai ne kushtet e shtepise, te cilin Paul e perdorte per te kuruar pezmatimin e lekures si pasoje e stresit pas vdekjes se babait te tij. Qe nga ajo kohe, lekura e tij ka ngjyre blu, dhe duket se duket se keshtu do te vazhdoje te jete deri ne fund te jetes se tij.
Medikamenti qe ai vete prodhoi ne shtepi, ishte me baze argjendi koloidal, nje lende qe perdorej shume perpara zbulimit te penicilines, por qe si perfundim nuk arrinte te kuronte pezmatimin e lekures, por thjesht shkaktonte ngjyrosjen e saj. "Tashme jam mesuar, dhe pervec ngjyres blu nuk kam pasur ndonje efekt tjeter. Natyrisht qe nuk u sherova plotesisht, por te pakten prej 14 vjetesh jam i shendetshem dhe mbase ia vlejti barra qirane", - thote Paul, i cili ditet e fundit po gezon nje sukses te jashtezakonshem ne televizionet amerikane fale kesaj vecantie. Ai ftohet shpesh neper emisione, pasi konsiderohet si nje rast unik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›