Kam kryer 300 aborte
Rrefimi shokues ka dale nga goja e nje mjeku ne Trento te Italise. Prej dy vjetesh, doktor Emilio Arisi u jepte pacienteve te tij "Ru486", pilulen e abortit. Dhe si pasoje, gjate kesaj periudhe kohore, 300 gra kane abortuar ne spitalin "Santa Chiara", ku ai drejton njesine e obstetrike-gjinekologjise. Gjate nje interviste per te perditshmen italiane "Il Giornale", Arisi madje ka shpjeguar dhe menyren sesi kryhet procedura e abortit ne kete spital.
"Perpara se t'i jepet ilaci, pacientes i shpjegohet e gjithe procedura dhe rreziqet e saj. Nese ka konsensus, pas analizave te gjakut i japim pilulen e pare per ndalimin e progesteronit, hormonit per vazhdimin e shtatzenise", - ka thene mjeku. Sipas tij, gjithcka perfundon brenda dites, dhe pacientja kthehet ne shtepi, ku qendron 24 ore, ndersa diten e trete i administrohet prostaglandina, medikamenti qe nxjerr jashte uterusin. Perdorimi i medikamentit "Ru486" ne spital eshte ligjerisht i denueshem ne Itali, me te pakten dy vjet heqje lirie. Mjeku Arisi rrezikon te perballet me padine e autoriteteve te shendetesise, megjithate nuk pranon akuzat per favorizim te abortit te lehte, duke thene se kjo eshte nje procedure mjaft impenjuese si per mjekun, ashtu dhe per pacienten. Ne Itali, ky medikament nuk eshte futur ende ligjerisht, megjithate ekziston menyra per ta marre nga vendet e tjera.