E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Real, sfide per Benzeman

Sokol Xhihani
Pas perballjes disamujore per brazilianin Kaka, Milani dhe Reali duket se do te kene nje sfide tjeter shume te nxehte per talentin e Lionit, Karim Benzema, i cili eshte nje nga lojtaret me te kerkuar ne tregun e janarit. Me shpejtesine, talentin dhe golat e tij, lojtari francez ka arritur te beje per vete skuadrat me te medha ne Evrope. Karim Benzema shihet si lojtar perfekt i se ardhmes nga dy superklube, Milani dhe Reali. I shpejte me topin ne kembe, cinik dhe me vizion per lojen, 20-vjecari eshte nje miks mes Zinedin Zidanit, Tierri Henrise dhe Samuel Etose.
Me lojen e tij spektakolare, talenti francez ka bere qe te gjithe menaxheret e skuadrave me te medha te Evropes te fluturojne drejt Lionit per te biseduar me drejtuesit e skuadres kampione te Frances. Mes skuadrave me te interesuara jane Milani dhe Reali i Madridit, qe duket se do te perballen serish pas "ngacmimeve" te viteve te fundit. Madrilenet duket se jane favorite ne krahasim me kuqezinjte, pasi kane ofruar 30 milione euro. Por deshira e Benzemas duket se eshte Milani. Ne nje deklarate te tijen 20-vjecari eshte shprehur me superlativa per kampionet e botes, duke theksuar se tek Milani luan dhe idhulli i tij, braziliani Ronaldo. Drejtuesit nga Milanelo jane ne kerkim te nje sulmuesi, por shohin se tratativat me asin e Barces, Ronaldinjon, nuk jane ne rrugen e duhur. Benzema do te ishte lojtari ideal dhe do te formonte nje dyshe spektakolare te rinjsh me brazilianin Pato. Megjithate, ajo qe mund te thuhet me siguri, eshte se Benzema do te largohet nga Lioni, por mbetet vetem per te mesuar ku dhe kur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›