E Shtunë, 31 Tetor 2026

ndrra e Juventus-it quhet Forlan

Disfata e rëndë me Parmën (1-4) ka bindur presidentin Andrea Agnelli se vetëm Toni nuk është një përforcim i mjaftueshëm në gjendjen ku ndodhen aktualisht bardhezinjtë.

I zgjedhur si Sulmuesi më i Mirë i Botërorit 2010, uruguajanasi ka prishur marrëdhëniet e tij me klubin e Atletico Madrid-it dhe është nxjerrë në merkato.

Ndonëse kushton 15-20 milion euro dhe kërkon një pagë rreth 4 milion eurosh në sezon, “Zonja e Vjetër” është e vendosur që të vëjë një sakriricë për të garantuar shërbimet e tij.

Pas zyrtarizimit të Toni-t gjatë mëngjesit, shtypi italian sugjeron se klubi torinez është duke punuar edhe në pistën Adrian Mutu, i cili është pranë mbylljes së bisedimeve me Galatarasay-n turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›