E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierliga angleze, më e pasur se NBA

Premierliga angleze është aktiviteti i tretë në botë për sa i takon përfitimeve. Përfundimi erdhi nga revista amerikane, "Forbes", e cila ka përllogaritur shifrat që qarkullojnë në Ligat kryesore në botë. Në dy vendet e para klasifikohen NFL (futbolli amerikan) që në edicionin 2007-‘08 prodhoi 4,88 miliardë euro fitime dhe Mejxhër Liga (bejsboll), me 3,78 miliardë. Premierliga, e cila është më e pasura në Europë, përfiton 2,68 miliardë euro, ndërsa NBA (basketbolli amerikan) është ndalur në 2,61 miliardë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›