Koboli Xhilji: Duam të gjithë trofetë
Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji, deklaroi se kontingjenti i Ferrarës do të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm, ndërsa nuk mendon se ekipi është në krizë. "Juve është një skuadër e fortë, e bukur, që po kalon disa momente të vështira, por është diçka normale kur luan kaq shumë ndeshje", tha numri 1 i bardhezinjve. "Jam i bindur se kemi potencialin të paraqitemi mirë në kampionat, në Champions dhe pa harruar Kupën e Italisë. Del Piero? Më vjen keq për dëmtimin, i uroj shërim të shpejtë".