"Te Liverpuli deri në fund të karrierës"
Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, deklaroi se nuk do të luajë kurrë për një skuadër tjetër në Premierligë, mbi të gjitha për Mançester Junajtid. Prej transferimit në vitin 2007 nga Atletiko e Madridit, 25-vjeçari ka realizuar 58 gola në 93 ndeshje. Ai tha: "Nuk jam anglez, por e njoh dashurinë e tifozëve për Liverpulin. Shpresoj të luaj shumë me këtë fanellë, ndoshta të mbyll edhe karrierën në ‘Anfilld‘. Liverpuli është ekipi im në Premierligë e nuk mendoj të mbroj ngjyrat e ndonjë skuadre tjetër".