Premierliga dhe FA Cup

Carlo Ancelotti synon triumfin në Premierligë dhe FA Cup, derisa Chelsea mundohet të lë pas vetes zhgënjimin në Ligën e Kampionëve. Chelsea ka dy pikë më pak se kreu në tabelë (por ka një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup. Menaxheri i gjigantit londinez ka thënë se futbollistët e tij kanë fuqinë e kërkuar për të fituar këto dy gara.
“Fati ynë është në duart tona. Nëse fitojmë çdo ndeshje, do t’i fitojmë këta dy tituj. Ky është synimi ynë”, tha Ancelotti gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Blackburn Rovers të dielën. Eliminimi nga Liga e Kampionëve në mesjavë, pas humbjes nga Inter, ka zgjuar spekulime rreth ndryshimeve që mund të bëhen në ekipin e Chelseas gjatë verës. Por, Ancelotti ka insistuar se faza përfundimtare e sezonit është përqendrimi i tij i vetëm, duke filluar nga përballja në Blackburn.
“Tani nuk është koha për të bërë plane, kemi gjëra tjera për të cilat duhet menduar. Dua të vendos këtë ekip në pozitën më të mirë deri në fund të sezonit. Duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Kemi edhe 11 takime deri në fund të sezonit dhe pas tyre do të kemi kohë të flasim për të ardhmen e këtij ekipi. Është normale që në fillim të një sezoni të ri të kenë fytyra të reja. Por, tani, dua të mendoj për këtë ekip”, shtoi ai.
Ancelotti, i cili nënshkroi kontratë trevjeçare me Chelsean më 2009, ka trashëguar një ekip me disa futbollistë të rëndësishëm mbi 30 vjeç, përfshirë Frank Lampard, Didier Drogba dhe Michael Ballack. Por, ai ka theksuar se e ardhmja e ekipit nuk ka qenë temë diskutimi kur pronari i Chelseas, Roman Abramovich, e vizitoi ekipin në qendrën stërvitore në Cobham të enjten.
“Ai erdhi këtu për të përkrahur ekipin sepse e njeh shumë mirë futbollin dhe e di se jemi të përfshirë në gara të tjera të rëndësishme. Mendoj se prania e tij ishte gjë shumë e mirë. Nuk biseduam për të ardhmen, rreth ndryshimeve për sezonin e ardhshëm sepse nuk është koha për të biseduar për këto gjëra. I kam thënë se kemi ndeshje të rëndësishme në javën e ardhshme dhe duhet të jemi të përqendruar – të gjithë futbollistët dhe anëtarët e klubit”, u shpreh Ancelotti i cili pranoi se Abramovich është ndjerë i dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
“Roman ishte i dëshpëruar sepse është pronari i një klubi që është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Të gjithë ishin të dëshpëruar rreth ndeshjes me Interin. Nuk kemi luajtur ashtu siç kemi dëshiruar. Por, këto janë gjëra që ndodhin. Kam futbollistë të shkëlqyeshëm dhe do të reagojmë shumë mirë”, përfundoi Ancelotti.