E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani në sy të menaxherëve

Samir Ujkani është një nga të preferuarit e shumë menaxherëve të disa skuadrave të njohura të Serisë A, që ndjekin shpesh nga tribuna Novarën në ndeshjen e saj në Lega Pro (Liga e Tretë italiane), shkruajnë mediet italiane. Skuadra e portierit shqiptar ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon.

Kryeson Grupin A dhe shikon gjithnjë edhe më pranë ngjitjes në Serie B. Por, në Novara nuk flitet vetëm për kreun. Ata nuk mund ta harrojnë përballjen me Milanin në Kupën e Italisë. Kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe një detaj shumë interesant: prania e menaxherëve të shumtë të skuadrave të njohura në Serie A dhe Serie B, të cilët ndjekin nga afër disa prej futbollistëve të Novarës. Të rinjtë janë më të kërkuarit, mes të cilëve pikërisht portieri shqiptar i skuadrës, Ujkani. Numri një i Novarës është në pronësi të Palermos, por ka mundësi të qëndrojë edhe për një vit tjetër te Novara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›