Premierliga, më e mira

Mesfushori i Wolfsburgut, Diego beson se Premierliga është liga më e fuqishme në botë dhe qëndron para Bundesligës, La Ligës dhe Serisë A.
Ylli brazilian u rikthye në Wolfsburg pas një sezoni huazimi te Atletico Madridi ku fitoi Europa Leaguen. “Premierliga është më e fuqishmja, Bundesliga e dyta, si ligat më atraktive në botë”, deklaroi Diego për mediet gjermane.
Stadiumet e reja, fama e jashtëzakonshme mes tifozëve dhe klubet e udhëhequra mirë, Bundesliga është zhvilluar shumë dhe mendoj se ka tejkaluar Spanjën dhe Italinë në këtë aspekt”, u shpreh ai.