E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierliga, më zbavitëse se La Liga

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 13:30

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva thotë se Premierliga angleze është më zbavitëse dhe më e këndshme sesa liga spanjolle, Primera Division. Silva, i cili iu bashkua ekipit ambicioz nga Valencia, verën që shkoi, i ka dhënë këto deklarata për uebfaqen zyrtare të Cityt.

“Barcelona dhe Real Madrid po shkojnë mirë dhe e kanë ndërtuar një shkëputje të dukshme në krye të tabelës. Në Angli, është një luftë më e vështirë. Në Premierligë mund ta shohësh një numër më të madh skuadrash afër kreut. Kjo e bën më zbavitëse dhe më të shijshme ligën”, thotë përfaqësuesi spanjoll.

Mesfushori majtak thotë se është përshtatur në futbollin anglez, falë ndihmës së bashkëlojtarëve, të cilët ia bënë punën më të lehtë. “Ndeshjet në Angli janë mjaft konkurruese. Janë disa skuadra që mund ta vështirësojnë punën. Kjo është një sfidë e vërtetë. Mirëpo, ne po shkojmë mirë për momentin. E rëndësishme është që të vazhdojmë në rrugën e njëjtë sepse jemi lart”, vazhdoi 24-vjeçari, i cili e pranoi se ishte në bisedime edhe me Real Madridin, por që në fund vendosi t’i bashkohej Cityt, pasi që e pëlqente një eksperiencë në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›