E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierliga, objektiv i Fetait

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 11:26

Bajram Fetai është i gatshëm t’i shfaqë vlerat e tij te FC Midtjylland, por sulmuesi shqiptar objektiv e ka transferimin në ndonjërën prej klubeve nga Premierliga angleze. Kontrata me FC Nordsjaelland ka skaduar, kështu që 25 vjeçari është lojtar i lirë.

Aktualisht ai po stërvit me FC Midtjylland për ta ruajtur formën. Mirëpo, tetovari zbulon se udhëheqësit e këtij klubi do të insistojnë që ai të mbetet në ekipin danez.

“Jam i sigurt se Jens Orgaard e ka një kontratë të gatshme për mua, pas asaj që e ka parë tek unë gjatë stërvitjeve. Ai ka ardhur prapa meje pas stërvitjeve dhe më ka thënë se në zyrat e klubit po bisedohet për mua. Por, të shohim”, tha Fetai për TV2 Sport.

Përfaqësuesi maqedonas planifikon të ushtrojë me FC Midtjylland gjatë javës, pastaj synon që të transferohet jashtë Danimarkës.

“Menaxheri im po punon në shumë aspekte. Do të dëshiroja me të vërtetë që të luaj në Angli. Ndiej se kam talent për Premierligën, por liga e dytë angleze realisht do të ishte më reale”, vazhdoi Fetai. Në të kaluarën, përpos te FC Nordsjaelland, Fetai kishte luajtur edhe në Silkeborg, Rangers Glasgow, Inverness e B93.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›