UEFA: Finalja me gjenerator

UEFA do të përdorë gjeneratorë me naftë për të ushqyer sinjalin televiziv për ndeshjen finale të Kampionatit Europian 2008, pas "blackout"-it televiziv të pësuar gjatë transmetimit të gjysmëfinales Gjermani-Turqi, për shkak të një shtrëngate të jashtëzakonshme në Vjenë.
UEFA pranoi gjatë një konference për shtyp se një numri i konsiderueshëm transmetuesish në botë (përfshi edhe Shqipërinë) kishin humbur sinjalin për disa minuta në pjesën e dytë në fitoren dramatike 3-2 të Gjermanisë kundër Turqisë të mërkurën në mbrëmje, duke kërkuar me ketë rast edhe falje.
UEFA pohoi se "blackout' u shkaktua pas një shtrëngate të fuqishme në Vjenë, atje ku organizatorët e Euro 2008 kanë dhe qendrën mediatike, që shkaktoi edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në kryeqytetin austriak.
Qeveria e futbollit evropian shtoi se një seri ndërprerjesh elektrike shkaktuan për 18 minuta ndërprerjen e energjisë në qendrën e transmetimit të ndeshjes gjysmëfinale, pasi sistemi mbrojtës dështoi të vinte në punë gjeneratorët.
European football's governing body added that a series of small poëer cuts caused 18 minutes of poëer loss to the broadcast centre transmitting last night's semi-final match, after a protection system had failed to trigger on-site back-up generators.