Sfida e 8 Majit Lazaj Te respektohet ligji. Zguri Kerkohet vullnet politik
Një shkelje e ligjit në komisionet e çdo niveli qoftë ai qendror apo KZAZ-te e QV rrezikon të hedhë në erë të gjithë procesin. Anëtari i majtë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj, hedh dyshime se nëse vazhdohet e rrugën e deritanishme të ndjekur nga KQZ, mbajtja e zgjedhjeve mund të përbëjë sfidë.
“Një detaj, sado i vogël i ligjit në 8 Maj, po të mos respektohet rrezikon zgjedhjet, qoftë nga komisionerët e te gjitha rangjeve, nga KQZ, nga Kolegji, etj. Po të respektohet ligji nuk do të kemi asnjë lloj problemi” tha Lazaj.
Ndërsa Klement Zguri, një tjetër anëtar i institucionit që përgatit zgjedhjet e 8 Majit, sfidë quan vullnetin e mirë të partive politike për t’i qëndruar korrekt ligjit të dielën decizive të majit.
“Sfida e KQZ-së ka të bëjë kryesisht me vullnetin politik të subjekteve zgjedhore që garojnë. Të mos harrojmë që partitë politikë kanë një rol të rëndësishëm në proces pasi janë vetë ato që e administrojnë procesin dhe kanë parasysh mënyrën se si ndërtohet administrata zgjedhore në të gjitha nivelet. Në qendrat e votimit, tek numëruesit, në komisionet e nivelit të dytë përbërja është mikse, pra pozitë- opozitë. Në rast se nuk do të ketë një vullnet korrekt në zgjedhje dhe në adminstrimin e tyre besoj se do të përcjellë tension”tha Zguri.
I rikthyer prej dy javësh pas një bojkoti 3 mujor, së bashku me kolegët Subashi dhe Varfi në mbledhjet e KQZ-së, Lazaj e sheh sërish margjinalizuese sjelljen e drejtuesit të komisionit.
“Unë nuk shoh asnjë ndryshim. Madje, fatkeqësisht mund të them se disa gjëra janë thelluar akoma më keq. Kjo do të sjellë probleme gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Zhvillimet e punimeve të KQZ-së janë goxha problematike” tha Lazaj.
Që prej 19 prillit nisi me ngutje prodhimi i fletëve të 8 majit. Por sipas Zgurit, gabimet dhe papërgjegjshmëria e komisionerëve të KZAZ-ve jo rrallë është reflektuar në shtypshkronjë në formën e vonesës. Raste konkrete janë Lezha dhe Saranda kur KZAZ-të nuk regjistruan kandidatët e pavarur.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )