Premtimi i radhës, pesë marinarë lirohen sot

Pesë marinarë të anijes “Brustel” janë njoftuar të bëjnë gati dokumentet, sepse sot në orën 19:30 duhet të nisen nga Libia për në Shqipëri, duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë rraskapitës dhe “burgosjes” më shumë se njëmujore në portin libian të Misuratës. Pronari i anijes thotë se ka paguar biletat për pesë anëtarë të ekuipazhit, por familjarët e marinarëve nuk besojnë deri sa t’i shohin me sy të afërmit. “është një tjetër mashtrim”, thotë Besnik Sulhasani, vëllai i Mehmet Sulhasanit, mekanikut tjetër të anijes shqiptare “Brustel”. Gruaja e Avni çekës dhe vëllai i Sulhasanit tregohen dyshues. Gruaja e çekës tregon një nga faturat e dërgimit të 100 dollarëve bashkëshortit të saj. Mban datën 3 prill. I ka dërguar dy herë nga 100 dollarë, për të përmbushur nevojat e përditshme për cigare e ndonjë kartë telefoni për të shuar disi merakun e të afërmve. Edhe Besniku i ka Njoftohet për nisje kapiteni, tre motoristë dhe kuzhinieri dërguar të vëllait 100 dollarë nga Durrësi. Familjarët e kapitenit Armando Ulqinaku, gjithashtu i kanë dërguar para, pasi ata kanë mbetur në një gjendje të mjerueshme. “I kemi dërguar pothuajse në çdo port, pasi kanë pasur mungesa dhe në gjërat jetësore si ushqim dhe ujë, po vetëm që nga bllokimi në Libi i kemi dërguar 600 euro”, tregon kunati i tij, Dritan Muka. Që nga muaji tetor familjarët pohojnë se nuk u janë dhënë pagat nga pronari i anijes, i cili ka shmangur edhe takimet e telefonatat me ta, madje nuk kanë munguar kërcënimet. Ndërkaq sot në mbrëmje pesë marinarët, kapiteni, tre motoristët dhe kuzhinieri janë lajmëruar se do të nisen në udhën e kthimit të mundimshëm, në fund të të cilit do të jenë pranë familjeve, njerëzve të dashur, ndonëse do t’u duhet të përballen me akuzat e punëdhënësit.
#