Prerja e paligjshme e pyjeve, sekuestrohen lëndë drusore në Mat

Pas inagurimit të superstradës Levan-Tepelenë, ne segmentin prej 38 kilometra Levan-Dames kanë nisur edhe shqetësimet e para nga ana e banorëve të zonës.
Mungesa e një mbikalimi në këtë superstradë, ku automjetet qarkullojnë vazhdimisht me shpejtësi maksimale bën që jeta e fermerëve të vihet në rrezik, pasi u duhet të kalojnë disa herë në anën tjetër të rrugës.
Ata thonë se nuk kanë mundësi tjetër për ta zgjidhur këtë cështje, vecse të kalojnë rrugën, madje disa herë edhe duke tërhequr edhe ngarkesa të ndryshme me prodhime bujqësore, cka e shton edhe më shumë rrezikun nga automjetet.
Kjo rrugë u inaguruia disa ditë më parë, ku për shumë automjete është krijuar mjaft lehtësi, sidomos në shkurtimine distancës kohore.
Po ashtu, janë krijuar lehtësi për trafikun dhe në qarkullimin e automjeteve, por për fermerët e zonës ky fakt është kthyer në një makth dhe rrezik serioz për jetën e tyre.