E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, oborret e shkollave kthehen në parkingje

Oborri i shkollave ne qytetin e Lezhes eshte rikthyer edhe kete vit ne parking per automjetet. Fluksi i madh i mjeteve ka detyruar bashkine e Lezhes qe te ndermarre kete iniciative, duke tentuar te ule trafikun i cili eshte renduar ndjeshem gjate kesaj periudhe.

Per drejtorin e sherbimeve prane kesaj njesie vendore, Nikolin Prendi, pervec nderhyrjeve ne sinjalistike dhe tabela orientuese, nje tjeter mase ka qene sigurimi i hapsirave te shkollave per parkimin, ndersa ai kryhet pa pagese dhe eshte i orientuar dhe i garantuar nga punonjes te Bashkise.

Ai tha se fluksi ne rritje i automjeteve ka sjelle edhe kete angazhim te bashkise se Lezhes, per te krijuar edhe me shume garanci per levizjen e qytetareve.
 

Parkingu ne kompleksin e shkollave ruhet nga punonjes te bashkise se Lezhes. Kjo masa e pervitshme u ka sherbyer me se shumti emigranteve te kthyer dhe vizitoreve te ndryshem, te cilet ne mungese te parkingjeve ne rruget e Lezhes, sigurojne mjetin e tyre ne kete parking te improvizuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›