E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pres me padurim të punojmë së bashku gjatë 4 viteve të ardhshme”

Presidenti amerikan Obama letër Kryeministrit shqiptar Berisha

TIRANE - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar dje një mesazh falënderimi Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
I komunikuar për mediat nga zëdhënësja e kreut të qeverisë, Juela Meçani, mesazhi përmban fjalë falënderimi ndaj kryeministrit Berisha, për inkurajimin që i ka dhënë presidentit Obama me fjalët e tij përshëndetëse në momentin që u emërua në krye të presidencës amerikane.
“Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inaugurimit tim.
Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit. Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme. Sinqerisht juaji, Barak Obama”, përfundon telegrami përshëndetës i presidentit të SHBA-ve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›