Preshevë, protesta për arrestimin e 10 shqiptarëve
Sot në Preshevë do të mbahet një protestë kundër arrestimit të 10 shqiptarëve, të dyshuar për siç thuhet, krime të luftës të kryera në Kosovë në verën e vitit 1999.
Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, protestës pos familjarëve të arrestuarve do ti bashkëngjiten edhe qytetarë të komunave tjera shqiptare të kësaj ane.
Kjo është protesta e dytë, ndrysa në ditët e ardhshme do të vazhdojnë protestat deri në lirimin e 10 shqiptarëve të pafajshëm që po mbahet nëpër burgjet e Serbisë.
Familjarët, udhëheqësit politik dhe popullata e këtij rajoni kërkon lirimin e të arrestuarve, duke mohuar çdo mundësi të përfshirjes së tyre në krime lufte.
Dhjetë shqiptarë të Luginës së Preshevës u arrestuan kohë më parë nga forcat serbe, nën dyshimet, se si pjesëtarë të ish Çlirimtare të Kosovës kanë qenë të përfshirë në vrasjen e të paktën 51 civilëve dhe rrëmbimin e 159 të tjerëve midis qershorit dhe tetorit të vitit 1999.
Arrestimet kanë nxitur reagime në Luginën e Preshevës, zonë kjo e banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Arrestimet janë dënuar edhe në Kosovë, ku përfaqësuesit politikë thanë se ky veprim i Serbisë synon të provokojë Kosovën, e cila ka më pak se një vit që ka fituar pavarësinë.