Preshevë, vritet deputeti i PVD-së Isuf Azizi
Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës Isuf Azizi, 42 vjeç është vrarë para shtëpisë së tij në fshatin Rahovicë të Preshevës. Autoritetet policore të Vranjës thonë se Isuf Azizi është vrarë në oborrin përballë
shtëpisë së tij, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Isuf Azizi, babai i pesë fëmijëve ëshë qëlluar nga një person ende i paidentifikuar në oborrin e para shtëpisë së tij. Mediat thonë se autori i ka zënë pritë deputetit teksa po kthehej nga puna në shtëpi. Azizi ishte drejtor i kompanisë “VALONI PETROL” dhe mediat bëjnë të ditur se vrasja e tij ka shqetësuar biznesmenët dhe popullatën shqiptare në rajonin e Preshevës. Isuf Azizi njihej si biznesmen i njohur shqiptar në Kosovën Lindore, njëherësh edhe anëtar i PVD-së. Ai njihej si një njeri që dha kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.
25 Maj 2009