E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllojnë me pistoletë drejt automjetit, shkaku, për një konflikt të dikurshëm



Shkodër – Dy persona kanë qëlluar me armë ndaj një automjeti, brenda të cilit ishte një person, por për fat, nga breshëria e plumbave u dëmtua vetëm automjeti. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qaf-Gushtë, në fshatin Koman të Shllakut në rrugën dytësore, ku është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip veturë BMË me targa të huaja AJ 746 HK, brenda së cilës ndodhej 22-vjeçari Nard K. Për fat, nuk ka patur asnjë të plagosur, përveçse rezulton i dëmtuar automjeti në fjalë. Policia ka mundësuar identifikimin e autorëve të ngjarjes, të cilët sipas saj rezultojnë të jenë 36-vjeçari Sokol Gjonaj, vjeç 36, lindur e banues në Koman, si dhe Marash Bicuku, vjeç 30, lindur në fshatin Qelez të Pukës dhe banues në Shkodër
Nga veprimeve e kryera hetimore, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, mes Nard K. dhe Sokol Gjonajt, Tashmë është bërë shpallja në kërkim e dy autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.

Adoleshentët përleshen me thika për dashurinë e një vajze

Fier- Sherr me thika mes gjimnazistëve të Fierit. Shkak mësohet të jetë bërë një nxënëse e vitit të dytë. Ndërsa tre të rinj kanë marrë plagë të lehta në trup, për dy gjimnazistët policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë. Përleshja mes të rinjve të Fierit ka ndodhur në gjimnazin e vjetër “Janaq Kilica”, në korridoret e shkollës dhe në oborrin e saj. Shkak është bere një vajzë, e cila kishte pranuar shoqërine e dy maturantëve, që ndien rivalitetin dhe u përleshën. Burimet policore treguan se gjimnazisti qe mbante një thikë ishte shkëputur vetëm për pak minuta nga shkolla, pas përfshirjes fillimisht në sherr dhe kur është rikthyer, ka shkaktuar plagosjen lehtë të maturantëve. Gjendja e këtyre nuk është e rëndë, ndërkohë që mësohet se ata kanë marrë ndihmë mjekësore. Edhe herë të tjera në mjediset e shkollave publike dhe jopublike të Fierit janë shënuar raste të tilla.

25 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›