Presidenca e BE, kryeministri hungarez Orban viziton Tiranën

Me ftesë të kryeministrit Sali Berisha, kryeministri hungarez Viktor Orban do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri hungarez do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Berisha, i cili do të pasohet nga takimi zyrtar mes dy delegacioneve shqiptar dhe atij hungarez.
Në përfundim të takimeve të dy homologët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeministri i Hungarisë, zoti Viktor Orban do të takojë kryetaren e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli.
Gjithashtu, Kryeministri hungarez do të vizitojë Universitetin e Tiranës, ku do të mbajë një fjalë në takimin me studentët, me temë “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë, për nder të homologut hungarez, në një prej rezidencave qeveritare.
...