Pejiç dhe Flamurtari zbërthejnë Vllazninë, Kamza-Bylis mbyllet 0-0
Kamza priste Bylisin në fushën e saj dhe shpresonte të merrte fitoren e parë në Grupin A,por në fund gjithçka u mbyll në barazim 0-0. Me këtë rezultat 0-0 të dy ekipet i patën përfunduar edhe ndeshjet e para të grupit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Kamza ,si pritëse, u mundua shumë që të merrte tripikëshin e shumëdëshiruar, por pa mundur të finalizojë. Kamzalinjëve nuk u munguan rastet për shënim, por edhe kësaj radhe te blutë ka dalë në pah mefshtësia në finalizimin e aksioneve. Nga mënyra se si u luajt takimi, ballshiotët kishin ardhur me synimin që të mos humbisnin, pasi u mbrojtën me forca të shumta. Padyshim, në përfundim kanë qenë ballshiotët ata që i janë gëzuar më shumë barazimit 0-0. Pas kësaj ndeshje Kamza dhe Bylis ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 2, dhe mbeten në ndiekje të Tiranës, që është e para me 4 pikë.
Flamurtari pas asaj që përjetoi në ndeshjen e parë të grupit me Skënderbeun, si dhe dënimit me tri pikë nga Disiplina arrin të rikuperojë me Vllazninë. Protagonist i kësaj fitore te Flamurtarit ka qenë kroati Pero Pejiç, i cili shënoi një dygolësh me plot vlera. Flamurtari e gjen golin e parë në minutën e 18-të nga pika e bardhë e penalltisë me Pejiç, i cili 20 minuta më vonë shënon edhe golin e dytë për kuqezinjtë. Me këtë rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë vijon me të njëjëtën melodi, ku vlonjattë janë më superior, ndërsa shkodranët treguan se kanë shumë boshllëqe, pasi të ardhurit në merkaton e janarit si dhe të rinjtë nuk arrijnë të harmonizohen. Gjithçka mbyllet 2-0. Në fund të ndesjes trajneri i Vllaznisë Rudi Vata është shprehur se ehde ne këtë takim, ekipi i tij sërish është vjedh nga gjyqtarët. Vata pretendon se dy golat e Flamurtarit kanë qenë të parregullt. Me këtë fitore vlonjatët largojnë minus tripikëshin e dënimit të dhënë nga Disiplina duke shkuar në kuotën e zero pikëve.
Laçi priste Skënderbeun për raundin e dytë të ndeshjeve të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Por ndonëse laçjanët ishin pritës ndeshja u luajt në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi , pasi Laçi është i dënuar që të gjitha përballjet e mbetura të sezonit ti luajë në fushë asnjanëse dhe pa tifozë. Pjesa e parë e këtij takimi, që duhet thënë u luajt në një terren të rënduar, përfundoi me fitoren 1-0 të laçjanëve, falë golit të Sefgjinit të shënuar në minutën e 33-të. Deri në minutën e 79-të laçjanët ishin në avantazh dhe u duk se do të vinte humbja e parë për Skënderbeun nën drejtimin e trajnerit çek, Stanislav Levi. Sulmuesi Daniel Xhafa që hyri në fushën e lojës në miutën e 60-të arriti të barzojë rezultatin për korçarët 11 minuta para përfundimit të takimit. Dy minuta më vonë Skëndërbeu përmbys gjithçka me anë të kapitenit Blendi Shkëmbi, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. I gjithë takimi mbyllet me fitoren 2-1 të Skënderbeut, i cili tani shkon në kuotën e 6 pikëve duke kryesuar Grupin B
Tirana i kthehet zakonit në Kupë, pasi ka mposhtur 2-0 Kastriotin dhe për momentin kryesojnë Grupin A me 4 pikë dhe presin sfidën e nesërme mes Kamzës dhe Bylisit. Ritmi i kësaj sfide ishte nën nivelin mesatar, kjo edhe për shkak të terrenit të rënduar të stadiumit Qemal Stafa. Pjesa e parë ka përfunduar barazim 0-0 dhe në 15 minutat e fundit bardheblutë arrijnë të zgjidhin situatën në favorin e tyre. Në të 74-ën minutë Gilman Lika pas një galopimi nga e majta zhbllokon rezultatin. Nnë minutën e fundit pas një rrëmuje në zonën krutane i sapoardhuri te Tirana, kosovari Florent Aziri arrin të shënojë golin e dytë. I gjithë takimi përfundon me fitoren 2-0 të Tiranës së trajnerit Hulian Rubio.
GRUPI A
Tirana Kastrioti 2-0
Shënues: G.Lika 74′, Aziri 90′
Kamza Bylis 0-0
KAMZA 2 pikë
BYLIS 2 pikë
KASTRIOTI 1 pikë
GRUPI B
Laçi Skënderbeu 1-2
Sefgjini 33 / Xhafaj 79, Shkembi 81 (11-m)
Flamurtari Vllaznia 2-0
Shënues: Pejiç 18′(11-m), 38′
Rënditja
SKENDERBEU 6 pikë
VLLAZNIA 3 pikë
LAÇI 0 pikë
FLAMURTARI 0 pikë (-3 pikë dënuar nga Komisioni i Disiplinës)
