Skënderbeu përmbys Laçin. Tirana arrin fitoren e parë në grup
Laçi priste Skënderbeun për raundin e dytë të ndeshjeve të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Por ndonëse laçjanët ishin pritës ndeshja u luajt në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi , pasi Laçi është i dënuar që të gjitha përballjet e mbetura të sezonit ti luajë në fushë asnjanëse dhe pa tifozë. Pjesa e parë e këtij takimi, që duhet thënë u luajt në një terren të rënduar, përfundoi me fitoren 1-0 të laçjanëve, falë golit të Sefgjinit të shënuar në minutën e 33-të. Deri në minutën e 79-të laçjanët ishin në avantazh dhe u duk se do të vinte humbja e parë për Skënderbeun nën drejtimin e trajnerit çek, Stanislav Levi. Sulmuesi Daniel Xhafa që hyri në fushën e lojës në miutën e 60-të arriti të barzojë rezultatin për korçarët 11 minuta para përfundimit të takimit. Dy minuta më vonë Skëndërbeu përmbys gjithçka me anë të kapitenit Blendi Shkëmbi, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. I gjithë takimi mbyllet me fitoren 2-1 të Skënderbeut, i cili tani shkon në kuotën e 6 pikëve duke kryesuar Grupin B
Tirana i kthehet zakonit në Kupë, pasi ka mposhtur 2-0 Kastriotin dhe për momentin kryesojnë Grupin A me 4 pikë dhe presin sfidën e nesërme mes Kamzës dhe Bylisit. Ritmi i kësaj sfide ishte nën nivelin mesatar, kjo edhe për shkak të terrenit të rënduar të stadiumit Qemal Stafa. Pjesa e parë ka përfunduar barazim 0-0 dhe në 15 minutat e fundit bardheblutë arrijnë të zgjidhin situatën në favorin e tyre. Në të 74-ën minutë Gilman Lika pas një galopimi nga e majta zhbllokon rezultatin. Nnë minutën e fundit pas një rrëmuje në zonën krutane i sapoardhuri te Tirana, kosovari Florent Aziri arrin të shënojë golin e dytë. I gjithë takimi përfundon me fitoren 2-0 të Tiranës së trajnerit Hulian Rubio.
GRUPI A
Tirana Kastrioti 2-0
Shënues: G.Lika 74′, Aziri 90′
Kamza Bylis (e dielë ora 13:00)
Rënditja
TIRANA 4 pikë
KAMZA 1 pikë
BYLIS 1 pikë
KASTRIOTI 1 pikë
GRUPI B
Laçi Skënderbeu 1-2
Shënues: Sefgjini 33 / Xhafaj 79, Shkembi 81 (11-m)
Flamurtari Vllaznia (e dielë ora 13:00)
Rënditja
SKENDERBEU 6 pikë
VLLAZNIA 3 pikë
LAÇI 0 pikë
FLAMURTARI -3 pikë
