E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani nis proceduart e sh.a-së së re, u hapet rruga amerikanëve

Nga ILIR CARA

Pas miqësores me Mamurrasin, administratori Thaka pohoi se duhet të duroni edhe një javë, sepse shpejt do të shikoni se cila do të jetë fytyra e Partizanit të ri

Te Partizani po nis një epokë e re, pasi nga burime të ndryshme mësohet se klubi ka nisur proceduart e regjistrimit si një shoqëri e re aksionare. Dihet se prej më shumë se një viti Ministria e Mbrojtjes ka hapur një proces gjyqësor me shoqërinë aksionare FK Partizani, që administrohet nga Albert Xhani, ku kërkohet që logoja ti kalojë dikasterit të ushtrisë, si pronë intelektuale.

Me vendim të Komitet Ekzekutiv të FSHF-së, Partizani i këtij sezoni nisi si pjesë e ministrisë, duke ia hequr të drejtën e regjistrimit shoqërisë aksionare të administruar nga Albert Xhani. Në përfundim të gjyqit në shkallën e parë fitues doli Albert Xhani, por ministria e ka apeluar vendimin duke e dërguar procesin në Gjykatën e Apelit.

Nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes pretendohet se logoja do ti kthehet dikasterit, të cilën shpresojnë se do ta fitojnë në Apel. Është thënë prej kohësh se ministria nuk do ta mbajë gjatë Partizanin si pjesë të sajën, dhe në fillim të vitit 2012 klubi do tç kishte një pronar i ri.

Që nga fillimi i shtatorit 2011 e deri më sot personeli që përbën Partizanin është regjistruar si pjesë e ndërmarrjeve të ministrisë. Por mësohet se prej disa ditësh ministria ka nisur proceduartat e regjistrimit të Partizanit si shoqëri aksionare, e cila padyshim do të jetë një shoqëri e re, që nuk ka lidhje me ata që administrohet nga Albert Xhani.

Amerikanët Padyshim kjo procedurë i hap rrugën afrimit të investitorëve tek Partizani, ku prej kohësh janë afruar amerikanët. Kjo është dhurata më e mirë që mund ti vinte Partizanit me rastin e ditëlindjes, pasi sot ka 66-vjetorin e themelimit. Që para dy muajash administratori aktual i të kuqve, Gjergji Thaka, deklaroi se në fund të janarit apo në fillim të shkurtit te Partizani pritet të vijë ndryshimi i madh.

Me sa duket te demat e kuq ky ndryshim po troket, që Partizani të rikthehet në vendin që i takon. Deputeti Andis Harasani, i cili si dashamirës i Partizanit, ka bërë rolin e ndërmjetësit për afrimin e investitorëve amerikanë, para disa ditësh pohoi për Sportin shqiptar se sapo ministria ta nxjerrë në shitje klubin, amerikanët janë gati për ta blerë.

Pas përfundimit të miqësores të së enjtes me Mamurrasin, administratori Gjergji Thaka pohoi se duhet të duroni edhe një javë, sepse shpejt do të shikoni se cila do të jetë fytyra e Partizanit të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›