Berisha: Jemi vendi unik me rritjen e rrogave dhe pensioneve

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo është mbledhja e dytë më e rëndësishme, e cila i vjen në ndihmë ekonomive të familjeve shqiptare. Z. Berisha tha se Shqipëria është vendi unik në Evropë, e cila rrit rrogat dhe pensionet, ndërkohë që bota po kulmon me krizën e borxheve.
“Tingëllon paradoksale, tingëllon në kundërrymë, pasi rregulli i sotëm është jo rritja por ulja e rrogave dhe pensioneve dhe në variancionin më të mirë, ngrirja e tyre, ndërsa ne për të gjashtin vit me radhë vazhdojmë rritjen më të madhe të rrogave dhe të pensioneve, më shumë se në çdo vend tjetër”, theksoi Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Kryeministri tha se do të mbajë të pandryshuar shifrën e borxhit publik dhe të deficitit buxhetor. Aktualisht, borxhi publik është në shifrën e 59. 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa deficiti buxhetor është në shifrën e 3.5 për qind. /Start/
2011-07-02 12:43