Rama: Kolegji të provojë se vota mbrohet me ligj

Kreu i socialistëve tha gjatë Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike, se me një vendim të tillë, Kolegji Zgjedhor mund të bëhet zanafillë e të provojë se vota mbrohet me ligj.
"Për të mos lejuar që kriza e zgjedhjeve të thellohet, por për të mundësuar daljen e krizës, jemi gati të rikthehemi për rigjykim përmes votës. Mënyra si do zgjidhet kriza është më shumë sesa emri i fituesit”, theksoi z. Rama, duke shprehur nevojën e përsëritjes së zgjedhjeve.
Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Kolegjit më 6 korrik, Edi Rama tha se puna e kësaj force politike do të vazhdojë, ndërsa vuri theksin te krijimi i aleancave te reja, duke dhënë siguri se nuk do të ketë asnjëherë bashkim me atë që ai e quan politikë të vjetër.
Ai i bëri thirrje të pranishmëve në Asamblenë Kombëtare të PS-së, se të gjithë duhet të përgatiten për jetën parlamentare, pasi sezoni i ri do të jetë sezoni i nismave.
"Duhet t'ua provojmë të gjithëve se jemi partia e madhe evropiane e shqiptarëve. Zgjedhjet e 8 majit na krijojnë mundësinë ideale për ta çuar përpara betejën tonë, se në të gjithë atë që ndodhi sidomos në Tiranë, ka shumë për të menduar e konkluduar. Ne do të angazhojmë dy grupe të Asamblesë Kombëtare, që jo vetëm do të hartojnë programe, por do të startojnë një proces që do të ketë përfshirje të madhe", tha Rama.
(11:10) - PS: Ja provat e manipulimit zgjedhor!
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nisi sot paradite punimet me prezantimin e fakteve, nëpërmjet të cilave pretendon manipulimin e procesit zgjedhor në Tiranë.
Paraqitja përmes pamjeve filmike dhe mosrakordimi i shifrave ishin dokumentuar nga ekspertët ligjorë të PS-së, të cilat janë të përfshira edhe në padinë e dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor.
“Të gjitha të dhënat në qendrat për të cilat PS-ja kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve tregojnë se ka një mosrakordim total të fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe të numrit të votuesve të llogaritur”, theksoi deputeti Damian Gjiknuri.
Ai shtoi se Komisioni i Venecias e përcakton qartë; për një proces të ndershëm duhet të kihen parasysh dy elemente, sa kanë marrë pjesë në votim dhe sa fletë janë gjetur në kuti.
“Neni 160 i Kodit Zgjedhor thotë që kur mosrakordime të tilla ndikojnë në ndarjen e mandateve, pra në rezultat, atëherë ato të çojnë në pavlefshmërinë e qendrës së votimit”, thekoi më tej z. Gjiknuri.
Deputeti socialist sqaroi se dhe me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u paraqit një studim i Komisionit të Venecias, sipas të cilit, në rastet “kur ka mospërputhje, mosrakordim të shifrave, bëhet rinumërimi total që të gjendet gabimi njerëzor dhe kur këto nuk gjenden dhe devijimi cenon rezultatin, këto çojnë në përsëritje zgjedhjesh”.
(08:50) - Asambleja e PS-së vendos sot për aksionin politik
Tiranë – Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë e Përgjithshme, ku do të vendoset për hapat që do të ndiqen në rast se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës nuk cilësohen të pavlefshme.
Asambleja do të nisë punimet me paraqitjen e detajuar të fakteve nëpërmjet pamjeve filmike, ku kjo forcë pretendon se janë manipuluar zgjedhjet.
Si zakonisht, fjala e hapjes do të mbahet nga kryetari Edi Rama, i cili do të hedhë opsionet për qëndrimin politik të PS-së.
Më pas, Asambleja do të vijojë me miratimin e disa dokumenteve për nisjen e fushatës zgjedhore brenda kësaj force politike. Partia Socialiste do të mbledhë në vjeshtë Kongresin zgjedhor, ku deri atëherë duhet të zgjidhen delegatët dhe disa drejtues vendorë.
Në Asamblenë e sotme të PS-së pritet të diskutohet edhe për qëndrimet e fundit të deputetëve Arben Malaj dhe Erjon Braçe, të cilët nëpërmjet letrave publike i kanë kërkuar kryetarit Edi Rama që kjo forcë të ndjekë rrugët institucionale për përmbushjen e kauzës së vet.
Madje, ish-ministri Malaj do të nisë një tur në bazë, ku do të paraqesë platformën e tij për të ardhmen e Partisë Socialiste. Malaj mbështetet në këtë nismë nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani dhe deputeti Kastriot Islami. /Start/
2011-07-02 08:52