E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca spanjolle do të ketë prioritet Ballkanin

Ballkani do të jetë një nga përparësitë e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian. Mosmarrëveshjet rreth pavarësisë së Kosovës vazhdojnë në mesin e vendeve anëtare të BE-së, derisa Madridi ka refuzuar ta njohë shtetin e ri. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Moratinos, tha se një situatë e tillë nuk paraqet problem. "Ne respektojmë këndvështrimet e ndryshme. Të gjithë duam të nxisim paqen dhe stabilitetin duke çuar përpara një të ardhme europiane për vendet e Ballkanit", tha Moratino. Moratino i bëri këto komente në Vjenë ku paraqiti planet e Spanjës për presidencën europiane. Spanja do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Europian më 1 janar të vitit 2010. Aktualisht, presidenca mbahet prej Suedisë që e mori drejtimin në muajin qershor. Para suedezëve këtë presidencë e ka drejtuar Çekia, kohë kur Shqipëria aplikoi për statusin e kandidatit për anëtar në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›