E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca suedeze konfirmon miratimin e shpejtë të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit-kandidat për në BE

Presidenca suedeze ka konfirmuar dje vendosmërinë e lidershipit evropian për ta kaluar procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në një stad të ri dhe të pakthyeshëm. Gjatë samitit të ministrave të punëve të Jashtme të Unionit, u publikua një deklaratë zyrtare ku u theksua se “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të vazhdojë, ndërsa Suedia, si kryesuese e radhës, do të përpiqet, që i gjithë Ballkani Perëndimor, të futet në një fazë të re të afrimit me BE-në”.
Deklarata u bë dje nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Suedisë. “Dëshiroj që Suedia të jetë në gjendje, që gjatë kryesisë së BE-së, gjatë disa muajve të ardhshëm, gjithë Ballkanin Perëndimor ta sjellë në një etapë të re të procesit për anëtarësim në BE”, tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, të shtunën në Stokholm, pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha dje se takimi i i ministrave të jashtëm të BE-së, me vendet kandidate, Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë ishte shumë i frytshëm, ndërkohë mësohet se çështja e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, është çështje javësh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›