Sarkozy mohon financimin nga Gadafi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi mohon të ketë marrë para nga familja e ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi, gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në 2007, duke i quajtur akuzat si “groteske”. Ai tha se ish-lideri libian, Gadafi ishte i njohur për mënyrën e të folurit të tij të pakuptimtë. “Më vjen keq që kanali i madh TFI, po merr informata nga disa dokumente të Gadafit dhe djalit të tij. Kur dikush citon Gadafin që ka vdekur, apo djalin e tij, që është aktualisht në gjyq, atëherë kredibiliteti është zero. Dhe kur ju merreni me llogarite e tyre me këto çështje që më pyesni, atëherë ju degradoni debatin politik”, deklaroi Sarkozi. Një ditë më parë shpërtheu skandali, sipas të cilit, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, mori 60 milionë euro nga koloneli Gaddafi, për t’i përdorur gjatë fushatës zgjedhore kur fitoi mandatin në krye të “Elysse”, në vitin 2007.